Konjufca takon ambasadoren finlandeze, theksohet thellimi i bashkëpunimit dypalësh

27 shkurt 2026 | 12:29

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi është përqendruar në thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovë dhe Finlandë, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave.

Gjatë bisedës është vlerësuar edhe roli i diasporës kosovare në Finlandë, e cila numëron rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.

Palët kanë diskutuar gjithashtu mundësinë e nisjes së procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, çështje që do të lehtësonte lëvizjen dhe integrimin e qytetarëve në të dy shtetet.

Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen ka uruar Konjufcën për marrjen e mandatit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Finlandën”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të…