Kosova e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare

27 shkurt 2026 | 14:06

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Iakovos Filippousis, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit u diskutua rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një ngjarje ndërkombëtare që do të promovojë sportin dhe do të rrisë prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Palët u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, koordinimin e përpjekjeve mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përgatitjet që do të garantojnë suksesin e kësaj ngjarjeje të madhe.

Në fund, Ministri Gashani riafirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm, ndërsa pjesëmarrësit e takimit e uruan për pozicionin e tij dhe konfirmuan përkushtimin për të ndërtuar së bashku një të ardhme të suksesshme për sportin dhe rininë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti i fazës së 1/8 të finales së…