Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan
27 shkurt 2026
| 14:10
Erza Muminoviq është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.
Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza u mposht nga kinezja Xinran Hui. Xhudistja nga Kina realizoi Ippon me mbërthim në minutën e parë të luftës.
Muminoviq e kishte fituar luftën e parë, por në tentim për medalje ajo u ndal në garën e dytë.
Së bashku me Flaka Loxhën, ishin xhudistet e vetme të Kosovës në këtë garë.
Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi pësoi nga Giulia Carna e Italisë.



