Ky është Gjelosh Krasniqi, i dënuar në mungesë me 15 vjet burg nga Serbia

27 shkurt 2026 | 16:01

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se besojnë në pafajësinë e bashkëluftëtarit Gjelosh Krasniqi, i cili është dënuar me 15 vjet burgim në mungesë nga Gjykata e Beogradit. Ai tha se pretendimet e akuzat që ia drejton shteti serb janë të pabaza dhe të pavërteta

Sipas Sylës, kjo nuk është diçka e re, duke e ditur që Serbia vazhdimisht tenton ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së. Ai theksoi se Gjelosh Krasniqi, përveç që vetë doli në mbrojtje të vendit në kohën më të vështirë, është edhe vëllai i një dëshmorit, Gjergj Krasniqi.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë. UÇK-ja nuk ka bërë krime. Jemi krenarë me çdo luftëtar të UÇK-së. Me luftën speciale të Serbisë jemi duke u ballafaquar çdo ditë prej ditës së çlirimit të Kosovës”, u shpreh Syla, për KlanKosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka krijuar edhe një…