Lakers-at i japin fund serisë së humbjeve

01 mars 2026 | 13:25

Los Angeles Lakers i dhanë fund një serie prej tre humbjesh në San Francisco, duke arritur një fitore dominuese ndaj Golden State Warriors, të dobësuar ndjeshëm, me rezultatin 129:101.

Vizitorët nga Los Angeles e morën ndeshjen nën kontroll që nga fillimi, duke ndërtuar një epërsi të madhe që në çerekun e parë. Edhe pse Warriors treguan shenja jete në çerekun e dytë me një seri 15:2, duke e shkurtoi diferencën nga 23 pikë në 12 pikë të menaxhueshme, kjo ishte maksimumi i tyre në këtë sfidë.

Loja u vendos përfundimisht në çerekun e tretë, kur Lakers rritën ritmin dhe i shuan plotësisht shpresat e vendasve.

Luka Doncic festoi ditëlindjen e tij të 27-të me stil. Ai e përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime. Shkëlqeu veçanërisht në çerekun e tretë, në të cilin shënoi plot 16 pikë dhe praktikisht zgjidhi çështjen e fituesit.

LeBron James “flirtoi” me një performancë triple-double (22 pikë, 7 kërcime, 9 asistime), duke realizuar edhe disa goditje të rëndësishme për tre pikë. Mbështetje të madhe për Doncicin dhe LeBronin dhanë Austin Reaves me 18 pikë dhe Luke Kennard, i cili shtoi 16 pikë nga stoli.

Golden State Warriors ishin pa Stephen Curry (dëmtim në gju) dhe Kristaps Porziņģis (megrip), dhe sulmi i vendasve nuk kishte fuqinë e mjaftueshme për të rivalizuar. Lojtari më efikas ishte Gui Santos me 14 pikë, për të cilin kjo ishte një ditë e veçantë pasi nënshkroi një zgjatje kontrate me ekipin pak para ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur me një…