Kurti njofton partinë: Nesër takohem me Abdixhikun
01 mars 2026
| 13:54
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër (e hënë) do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë proces”, ka thënë Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
Kujtojmë se ky është takimi i dytë që do të realizohet, pasi edhe javën e kaluar Kurti dhe Abdixhiku u takuan për të njëjtën temë.



