Denojmë sulmet hiene të Iranit

02 mars 2026 | 09:15

Shkruan: Besa Ismaili 

Tirani të dëshpëruara dhe në largim kryejnë veprime të dëshpëruara!

I dënoj fuqishëm sulmet dinake dhe të pabesë të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, shtete sovrane, liridashëse, popujt e të cilave qëndrojnë për paqe dhe stabilitet dhe që kanë qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira.

Kosova qëndron fuqishëm në solidaritet me shtetet e Gjirit dhe u është mirënjohëse qeverive të tyre për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe kosovarët dhe kujdesin ndaj tyre.

Ky kapitull i errët do të kalojë së shpejti dhe rajoni do të marrë frymë lirshëm sërish.

Dhuna e pabesë e Iranit ndaj fqinjëve nuk është tjetër veçse shqelmat e fundit të një diktature në largim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti  I. E shtunë, 14 korrik 2024. Në…