Abdixhiku: Marrëveshja politike LDK-LV për presidentin s’është më në tavolinë, le ta provojnë garën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’ka vullnet për konsensus për çështjen e presidentit.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se nuk është e mundshme as një marrëveshje politike.
I pyetur për këtë, Abdixhiku ka mohuar se marrëveshja politike është ende në tavolinë.
“Herën e kaluar i kemi pasur tri alternativa. E para ka qenë imponimi të cilin e hoqëm prej tavolinës menjëherë. Më pas kanë qenë marrëveshja politike dhe konsensusi. Në parim, kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar 85 vota, që do të thotë se marrëveshja politike me LDK-në s’bëhet për 85 vota. Pra, nuk ka pasur as parakushte as diskutime për marrëveshje politike”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se “le ta provojnë garën”, duke iu referuar deklaratave të Kurtit që paralajmëroi se mund të ketë edhe garë partiake për president.
“Por, LDK-ja i sugjeron që të provohet konsensusi para garës”, ka thënë Abdixhiku.



