Mustafa: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, ka thënë se zgjedhjet në këtë fazë janë të panevojshme.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në dy drejtime për zgjedhjen e presidentit apo presidentes.
“Patëm një takim të grupit parlamentar ku morën pjesë 15 deputetë, mendimi i përbashkët është që zgjedhjet janë të evitueshme dhe të shmangshme dhe të panevojshme në këtë fazë. LDK është e gatshme të kontribuojmë në drejtim të zgjedhjes së presidentit në dy drejtime. Është një konsensus i gjerë politikë, një kandidat që vjen si pajtueshmëri nga gjitha paritë politike dhe e dyta është një marrëveshje politike klasike në mes dy partive, në këtë rast pushtetit dhe LDK-së”, ka thënë Mustafa.



