MPJD-ja dënon shkrimet shoviniste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
03 mars 2026| 15:23
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) ka njoftuar se në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe.
Sipas njoftimit, mbishkrimet përfshijnë slogane nacionaliste si: “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, me konotacion nxitës dhe përçarës.
Ambasada ka informuar menjëherë autoritetet gjermane, ndërsa policia pritet të nisë hetimet për identifikimin e përgjegjësve.
MPJD-ja ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për paprekshmërinë e misioneve diplomatike.
Kosova është thënë në reagim, mbetet e përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare.