Interi gati të shpenzojë 25 milionë euro për mbrojtësin e Udineses
03 mars 2026
| 15:44
Zikaltrit, që po luftojnë për titullin në Serie A, synojnë të përforcojnë repartin defensivë gjatë verës dhe Solet, 26 vjeç, konsiderohet si një profil ideal për skemën e trajnerit përderisa drejtuesit sportivë e ndjekin prej kohësh.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, transferimi i tij mund të realizohet për rreth 25 milionë euro. Udinese është e hapur për negociata nëse oferta arrin këtë shifër.
Me kontratë deri në vitin 2027, Solet ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg dhe Interi duket i gatshëm të bëjë hapin konkret për ta afruar në “Giuseppe Meazza” gjatë afatit kalimtar veror



