Ramadani, PDK-së dhe LDK-së: A menduat që Kurti ua jep presidentin?
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka adresuar disa pyetje për PDK-në dhe LDK-në lidhur me çështjen e presidentit.
Ramadani ka thënë nëse dy partitë kanë menduar që Albin Kurti do t’ua jep presidentin.
“Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime? Menduat që Kurti do t’ju jap juve presidencën?! Pse ta bëjë ai këtë? Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot! Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në. Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt”.
“VV-së i thonë: Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) president, atëherë shkojmë në zgjedhje! Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë: Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për president, shkojmë në zgjedhje! Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e presidentit?! Fare nuk po e kuptoj!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



