Kurti për emrin e presidentit: Edhe unë jam kureshtar, është çështje orësh
04 mars 2026
| 13:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe ai është kureshtar ta di emrin e kandidatit për president të Kosovës.
Teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës ku do ta mbajë një mbledhje me grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Kurti ka thënë se është çështje orësh kur do të mësohet emri i kandidatit për president.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit tonë parlamentar. Besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar porsi ju. Është çështje orësh derisa t’i mësojmë që të gjitha që të gjithë bashkë”, ka thënë Kurti.



