Begaj dekreton ndryshimet në qeverinë Rama
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe të disa ministrave të qeverisë Rama.
Presidenti Begaj me dekret ka shkarkuar:
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme,
Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes,
Albana Koçiu, ministre e Punëve të Brendshme,
Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë, dhe
Toni Gogu, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, presidenti Begaj, ka dekretuar emërimin e zëvendëskryeministres dhe disa ministrave:
Albana Koçiu, zëvendëskryeministre
Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme
Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes
Toni Gogu, ministër i Drejtësisë
Enea Karakaçi, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin



