Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

05 mars 2026 | 08:31

Aeroporti Ben Gurion i Izraelit është rihapur pasi u mbyll pesë ditë më parë në fillim të sulmeve të përbashkëta ushtarake izraelite dhe amerikane ndaj Iranit.

Një fluturim i parë riatdhesimi nga Athina zbarkoi në aeroport këtë mëngjes duke sjellë në atdhe izraelitët që kishin mbetur jashtë vendit, shkruan BBC.

Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100 mijë izraelitëve që nuk kanë mundur të kthehen që kur Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite miratuan një rihapje të pjesshme të hapësirës ajrore në faza, në varësi të zhvillimeve të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës,…