Pesë të vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në ShBA, mes tyre tre fëmijë

16 tetor 2026 | 08:49

Pesë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Bend, në shtetin e Oregonit, ShBA.

Sipas CBS, e cila citon burime, autori i sulmit ishte një 16-vjeçar, i cili u vra nga një person i pranishëm në vendngjarje dhe jo nga policia.

Viktimat përfshijnë tre fëmijë, një të rritur dhe autorin e dyshuar të sulmit. Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas rindërtimeve paraprake, alarmi u dha në orën 12:59 me orën lokale. Telefonata e parë e marrë nga policia raportonte për një person që po qëllonte me armë drejt një automjeti.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje në orën 13:02, kur 16-vjeçari ishte vrarë tashmë nga një person i pranishëm në zonë.

Autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë…