Krerët e shtetit bashkë me Rifat Jasharin bëjnë homazhe te obelisku i UÇK-së në kazermën ‘Adem Jashari’
05 mars 2026
| 12:49
Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, bacë Rifat Jashari si dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kanë bërë homazhe te obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) tek kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
Homazhet janë bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Pas homazheve është bërë rreshtimi ceremonial i kuadrateve të FSK-së.



