Kurti: ‘Epopeja e UÇK’-së është ngjarja më përcaktuese në rrugën e Kosovës drejt lirisë

05 mars 2026 | 13:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga kazerma Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, në shënimin e 28-vjetorit të Epopeja e UÇK-së, theksoi se kjo ngjarje përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

Ai është shprehur se “Epopeja e UÇK”-së përfaqëson traditën përmes së cilës shqiptarët i referohen një prej ngjarjeve më vendimtare në rrugën e përpjekjeve për liri gjatë shekullit XX.

Kurti ka thënë se populli shqiptar e ka UÇK-së, ndërsa UÇK-ja ka epopenë e saj, e cila është ndërtuar mbi rezistencën e armatosur dhe sakrificën e familjes së Adem Jashari.

Sipas tij, ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbëjnë një shembull të fuqishëm të qëndresës, të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për lirinë e vendit.

“Në historinë moderne të Kosovës, ‘Epopeja e UÇK’-së paraqet traditën përmes së cilës i referohemi ngjarjes më totale dhe përcaktuese në rrugën e betejave të shqiptarëve për liri në Kosovës përgjatë shekullit XX-të. Populli e ka UÇK-në  e UÇK-ja  e epopenë e saj e cila është ngritur përreth rezistencës të armatosur dhe sakrificës së familjes Jashari 5, 6  dhe 7 mars 1998 si një ngjarje shembullore e fuqisë së qëndresës të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për liri”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka deklaruar se procesi…