FShF-ja njofton anulimin e miqësores Shqipëri – ShBA, shkak lufta në Lindjen e Mesme

05 mars 2026 | 13:35

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FShF) ka bërë me dije se ndeshja miqësore mes ShBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.

Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FShF-ja është duke shqyrtuar mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars. Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i…