Dubai sërish nën sulm nga Irani, thirrja për banorët: Kërkoni një strehë të sigurt ose qëndroni brenda në shtëpi

05 mars 2026 | 18:31

Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar sot se po i përgjigjet kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria shton se “tingujt e dëgjuar në zona të shpërndara të vendit janë rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore që kapin raketat balistike dhe avionëve luftarakë që kapin dronë dhe municione të lëna pezull”.

Kjo vjen pak kohë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë kapur gjashtë raketa iraniane dhe 131 dronë deri më tani sot.

Një raketë dhe gjashtë dronë u ulën në territorin e saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë një paralajmërim edhe për banorët Abu Dhabit dhe Dubait, duke iu kërkuar të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të mos dalin pranë dritareve. Për ata që janë jashtë, të kërkojnë sa më shpejt një strehë të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shpërblimi për Ajatollah Ali Khameneit erdhi nga qielli”, kështu e…