“E jotja nga sot…” – Dedikimi i ëmbël i Selin për Gimbon në dasmë
“Edhe pse të gjithë e lexuan si injorim, për mua ishte premtimi i heshtur më i bukur dhe po…”
Mbrëmjen e sotme është organizuar dasma traditë tashmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku nuse dhe dhëndër ishin Selin dhe Gimbo.
Pasi i thanë “po” njëri-tjetrit, Selin tha disa fjalë zemre për Gimbon:
“Gimbo, njësoj si çdo vajzë, dukja ime sot qëndronte në sirtarin e ëndrrave të mia, e të gjesh dy prej tyre në të njëjtin vend nuk e kisha menduar asnjëherë. Në mendjen time e përjetoj shpesh momentin kur Dj Gimbo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E po atë moment vendosi që t’i kthente kurrizin njeriut më të çmendur në këtë shtëpi.
Edhe pse të gjithë e lexuan si injorim, për mua ishte premtimi i heshtur më i bukur dhe po, i got your back and you got my back. Që nga ai çast e deri në vijim ne do jemi gjithmonë ‘lucky 11 dhe çika pink’. Jam e lumtur të përjetoj këtë traditë të Big Brother VIP me djalin që çdokush do donte ta kishte në jetë. Me një djalë plot vlera dhe për fatin tim të mirë, djalin që zgjodha ti hap zemrën. Uroj që gëzimi ynë nga shtëpia ku po jetojmë të përcillet në shtëpitë tona, si një konfirmim që dy love birds gjeten plotësimin e njëri-tjetrit.
Sot premtoj përpara gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që zonja nuse do të jetë inperfekte dhe po aq e çmendur sa dita e parë që e ke njohur. Shpesh më quan oqean dhe premtoj që në brendësi do të gjesh një oqean ndjenjash të cilat do të dedikohen vetëm ty. 1 + 1 do të jenë gjithmonë 11 sepse historitë si kjo e jona nuk marrin forma por qëndrojnë po të njëjta duke përmbushur njëri-tjetrin e duke frymëzuar plot histori të tjera. Qoftë ky fillimi i një rrugëtimi shumë të gjatë, të shëndetshëm dhe plot aventura. E jotja që nga sot, çika jote pink.



