Hasani thotë se shpërndarja e Kuvendit nga presidentja është përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në një interviste për gazete “Nacionale”, ai ka thënë veprimi i presidentes Osmani paraqet përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues, përpjekja më brutale deri tash pas pavarësisë së vendit
“Vetëm kur ekziston pajtimi i të gjitha partive politike mund të vijë deri te shpërndarja e Kuvendit si rrjedhojë e shkeljes së afatit tridhjetëditor. Asnjëherë ndryshe. Kështu ka ndodhur edhe vitin që shkoi, kur Kosova shkoi në zgjedhje pa Kuvend të konstituuar; pati një pajtim të heshtur të të gjithëve. Kjo siç u bë sot e ndryshon formën e pushtetit shtetëror nga sistemi parlamentar në sistem presidencial. Këtë ndryshim mund ta bëjë vetëm amendamenti kushtetues. Mënyra si u bë kjo paraqet përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues, përpjekja më brutale deri tash pas pavarësisë së vendit”, ka thënë Hasani.



