Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani për datën e zgjedhjeve

06 mars 2026 | 11:46

Presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim liderët e partive nga ora 13:00 për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve pasi nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në këtë takim prezentë do të jenë liderët e partive opozitare shqiptare.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit Bedri Hamza në takim.

Po ashtu edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka konfirmuar për “Express” se kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në këtë takim.

“Po në takimin e orës 13:00 do të merr pjesë kryetari Haradinaj”, ka thënë Xhemaili.

Ndërsa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen e tij në një postim në Facebook ku e mbështeti presidenten Osmani për vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike”, ka thënë Abdixhiku më herët.

Por, nuk dihet nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të shkojë në takimin e thirrur nga Osmani.

Në një deklarim për gazetarë nga Prekazi ku shkoi për homazhe, Kurti përmendi një ekspozitë në orën 13:00 në hollin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid CF raportohet se po përgatit një lëvizje ambicioze…