Veprimtari Sali Bislimi apel shqiptarëve të votojnë për Pauline Pauli dhe Bryan Manzoni në zgjedhjet e 29 marsit në Bern
Veprimtari Sali Bislimi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Pauline Pauli dhe Bryan Manzoni nga PRR Biel/Bienne për Parlamentin Kantonal të Bernit, në zgjedhjet e 29 marsit.
“Jemi në prag të zgjedhjeve kantonale për Këshillin e Lartë (Parlamentin Kantonal) në Kantonin e Bernit. E di se kur duam, mundemi. Kësaj radhe është jetike për ne të organizohemi që vota të drejtohet drejt vlerave liberale, posaçërisht për Partinë Radikale Romane (PRR) frankofone të qytetit tonë. Kemi dy kandidatë potencialë për t’i votuar: zonjën Pauline Pauli dhe mikun tim shumë të çmuar, z. Bryan Manzoni, kryetar i partisë në qytet”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Te dashur miqe te mi te qytetit Biel/Bienne me rrethine,
Per Zvicren atdheun tone te dyte!
Jemi ne prag te zgjedhjeve kantonale, per keshillin e larte (parlamentin kantonal) ne kantonin Berne.
E di qe kur te duam mundem, kesaj radhe eshte jetike per ne te organizohemi qe vota te drejtohet per vlerat libérale, posaqerisht per Partin Radikale Romane PRR(frankofone)te qytetit ku kemi dy kandidat potencial per ti votuar zonjen Pauline Pauli dhe mikun tim shume te çmuar z, Bryan Manzoni, Kryetar i partise ne qytet.
Duke i pas miqe te afert ne dekada, ndajm edhe momente te ngroheta miqesore, qe ndjenja per ti perkrahur behet edhe me e madhe.
Keto tri jave do jemi bashke per ti dhen me zemer besimin me vote miqeve tane, sepse aty kemi edhe dyert e hapura te ti adresuar shqetesimet tona si komunitet.
Sa here kemi vepruar te organizuar gjithmon kemi fituar.
Duke qen pjese aktive aty ku jetojm ne nderojm edhe vlerat tona si shtet dhe komb.
Paraprakisht ju falenderoj shume per perkrahjen dhe ju jam shume mirenjohes!🇨🇭🇽🇰🇦🇱






