Hamiti: Kosova e pësoi keq nga pushteti “Krejt dhe drejt”, shteti është paralizuar

07 mars 2026 | 19:58

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se Kosova në pranverë e ka mundësinë që të largohet nga pushteti i sloganit “Krejt dhe drejt”, duke mbajtur zgjedhjet e reja.

Hamiti me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se si pasojë e pushtetit të Albin Kurtit, Kosova është e paralizuar.

“Kosova ka pësuar keq prej pushtetit “Krejt dhe drejt” në këto pesë vjet, strumbullar i të cilit është politikani me prirje jodemokratike, sundimtare, Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes. I përjetuam sanksionet e BE-së për shkak të këtij pushteti, e provuam korrupsionin masiv qeveritar të tij. Po e përjetojmë stagnimin ekonomik, paralizën e shtetit dhe të shoqërisë, bashkë me demagogjinë për progresin”, ka thënë Hamiti.

“Pa largimin e këtij njeriu dhe të kësaj mendësie absolutiste (“Krejt dhe drejt”, “Cep më cep”, “Mos lësho pe!”) nga pushteti – natyrisht me rrugë demokratike, me votë qytetare – Kosova nuk do të mund të kthehet në rrugë të mbarë.
Këtë mundësi e kanë qytetarët e Kosovës në këtë pranverë, në zgjedhjet e treta nacionale brenda 14 muajsh”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka arritur një fitore të…