Eksperti kushtetues: Kërkesa e LV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe

08 mars 2026 | 13:55

Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton Fetahu, duke iu referuar kërkesës së Vetëvendosjes dërguar në Gjykatë Kushtetuese që të detyrojë 120 deputetët të rrinë në sallë për zgjedhje të presidentit të Kosovës, ka thënë se kjo gjë është e pamundur ngase mandati i deputetit është i lirë, dhe se një kërkesë e tillë përkthehet veçse në të drejtë veto-je për Listën Serbe për të bllokuar themelimin e çfarëdo institucioni.

Fetahu në “RTV Dukagjini” ka thënë se deputeti ka mandat të pakufizuar dhe mosqëndirmi në sallë përbën “veçse qëndrim politik” dhe është në përputhje me Nenin 74 të Kushtetutës.

“Sepse nëse po na u dashka që 120 deputetë të jenë në sallë, me lehtësi Lista Serbe nuk vjen. Për rrjedhojë asnjëherë nuk do të zgjedhet as qeveria, as Kuvendi, as Presidenti si institucionet kryesore. Mospjesëmarrja në Kuvendin e Kosovës është qëndrim politik. Kështu që në këtë pikëpamje është një kërkesë e pabazuar por që mund të ketë pasojë. Unë uroj dhe shpresoj që Gjykata (Kushtetuese)”.

janë të lirë, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi. Mandati i deputetit është i lirë. Prandaj është liri e deputetit të mos marrë pjesë. E kundërta do të çonte ujë (te Lista Serbe), do t’u jepet atyre të drejtë të veto-s Listës Serbe, e cila nesër do ta mbante peng themelimin e çfarëdo institucioni. E kërkesë e tillë i përshtatet Vetëvendosjes, por nesër do të ketë pasoja të mëdha kushtetuese dhe politike për vendin. Si përfundim mendoj se do të shpallet e papranueshme kërkesa”, ka thënë Fetahu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj së fundmi ka ngjitur Majën e Korabit.…