Festa e 8 Marsit, Musliu viziton bashkëshorten e Thaçit: Kujtuam guximin dhe qëndresën e grave shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vizituar Lumnije Thaçin, bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Musliu ka shkruar në “në Facebook” se gjatë kësaj vizite kanë kujtuar së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza.
“Sot në 8 Mars, ditën ndërkombëtare të gruas, vizitova zonjën Lumnije Thaçi, bashkëshorten e presidentit Thaçi i cili padrejtësisht po mbahet i burgosur në Hagë. Në këtë ditë të veçantë kujtuam së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza. Pavarësisht sfidave ekonomike, shoqërore dhe dhunës me të cilën shpesh janë përballur, ato kanë mbetur gjithmonë shtylla e familjes, bashkëshorte të devotshme, nëna të përkushtuara dhe partnere të palëkundura në përpjekjet kombëtare”, ka shkruar Musliu.



