Për herë të dytë, raketa iraniane hyn në hapësirën ajrore turke dhe rrëzohet nga NATO

09 mars 2026 | 13:38

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është rrëzuar në hapësirën ajrore turke, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Raketa është shkatërruar nga mbrojtjet e NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, ka thënë ministria turke, duke shtuar se fragmente municionesh kanë rënë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.

“Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha hapat e nevojshëm do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Është incidenti i dytë i tillë i raportuar brenda një jave, ku Ankaraja ka thënë se sistemet mbrojtëse të NATO-s kanë rrëzuar një raketë balistike ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke të mërkurën. Teherani ka mohuar se e kishte lëshuar raketën.

Incidenti “serioz” e ka shtyer shefin e NATO-s, Mark Rutte të thoshte se Neni 5 nuk ishte në tryezë./Skynews

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Guxo, pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,…