Presidenca në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

09 mars 2026 | 14:21

Presidenca e Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi është në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të këshilltarit për media të presidentes, Bekim Kupina, presidentja i ka informuar edhe partitë politike gjatë takimit konsultativ se vendimi për dekretin do të merret pasi të ketë një qëndrim nga Gjykata.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka theksuar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë…