Ismaili reagon ndaj kërcënimeve ndaj presidentes: Pushkatimet janë praktikë e vendeve të poshtra – Kosova nuk është e tillë!

09 mars 2026 | 20:22

Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka shkruar në ‘Facebook’ se pushkatimet dhe ekzekutimet janë praktika të shteteve të poshtra dhe regjimeve që nuk respektojnë jetën njerëzore.

“Kosova nuk e tillë!”, ka shkruar ajo.

Sipas Ismailit, një shoqëri demokratike ndërtohet mbi drejtësinë, ligjin dhe respektin për dinjitetin e çdo njeriu, jo mbi dhunë dhe kërcënime.

“Asnjë mosmarrëveshje politike nuk mund të justifikojë thirrje për ekzekutim. Gjuha e urrejtjes dhe nxitja për dhunë janë të rrezikshme për shoqërinë dhe duhet të dënohen qartë nga të gjithë”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në lëndën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese…