Maqedonci thotë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se ka pritur në takim Blanca Hereza, ushtruese e detyrës e shefes së operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, ndërkaq kanë folur për zhvillimet aktuale Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.
Maqedonci në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
“Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të pres në takim znj. Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s. Me këtë rast, znj. Hereza e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar ai në “Facebook”.



