Hargreavesi thotë se është urgjente që Kosova të kthehet në stabilitet politik

10 mars 2026 | 15:21

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë me dije se në takim me presidenten Vjosa Osmani, ka biseduar  për nevojën urgjente që Kosova të kthehet në stabilitet politik.

Ai ka thënë se në kohën aktuale, diskutimi dhe konstuktiviteti politik është thelbësor për gjetur rrugë përpara.

“Sot kam biseduar me presidentin Osmani rreth nevojës urgjente për kthimin e Kosovës në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi i respektueshëm dhe konstruktiv politik është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në “Facebook” pas takimit me Osmanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet te Barcelona janë rritur pas një shkëmbimi akuzash mes…