Bayerni planifikon “bombën” e radhës

10 mars 2026 | 16:55

17 vjeçari Maycon Cardozo ka bërë debutimin e tij si profesionist duke lënë shenja të forta në Allianz Arena. Ylli i ri brazilian tregoi aftësi të shkëlqyera në driblim dhe një angazhim mbrojtës që ka mahnitur trajnerin Vincent Kompany.

Megjithatë, drejtuesit e Bayernit nuk duan të mbështeten vetëm tek një talent i ri. Max Eberl dhe stafi sportiv po shqyrtojnë disa alternativa për të forcuar skuadrës, duke përfshirë lojtarë si Yan Diomande, Said El Mala, Kevin Schade dhe Kerim Alajbegovic. Objektivi i Bayernit është të ketë dy lojtarë për çdo pozicion, duke garantuar konkurrencë të fortë për titullarët.

Vendimi për një operacion të madh do të merret pas vlerësimit të performancës së Cardozo në muajt e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund t’ju duket sikur ka kaluar një jetë e tërë…