Dortmundi tenton “blindimin” e Schlotterbeckut

11 mars 2026 | 15:35

Nico Schlotterbeck mund të jetë një nga emrat kryesorë të merkatos së verës, pasi kapiteni i Borussia Dortmund po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Real Madrid.

Mbrojtësi 26-vjeçar është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dortmundit dhe drejtuesit e klubit gjerman po përpiqen ta bindin të vazhdojë në ekip.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, Dortmundi është gati t’i ofrojë një kontratë të re me pagë rreth 14 milionë euro në sezon.

Megjithatë, lojtari dëshiron të presë dhe të shohë nëse Real Madridi do të bëjë një lëvizje konkrete gjatë verës, pasi transferimi në “Santiago Bernabéu” konsiderohet një mundësi shumë e rëndësishme në karrierën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si e pashë Prishtinën e trazuar në vitin e kthesës…