FSK-ja viziton shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit gjerman dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, ka realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.
Gjatë kësaj vizite, është bërë me dije se delegacioni i FSK-së është takuar me Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.
“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor ‘MEDVAL QUADRIGA 2026’, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, ka njoftuar FSK-ja/
Delegacioni i FSK-së, në emër të komandantit të FSK-së gjeneral Bashkim Jashari, ka falënderuar gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore



