Ç’ndodhi? Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon
12 mars 2026
| 10:57
Prime i fundit ka prodhuar dinamika të reja në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, me aleancat dhe miqësitë që duket se kanë rënë.
Një ditë pas Prime-t, Greta është përplasur me Mateon dhe Brikenën, teksa nuk i ka kursyer fjalët për këtë të fundit, edhe pse shihej shumë e afërt me të.
“Ti ke thënë që me Mateon keni folur disa muaj, por doli se keni pasur lidhje, që jeni puthur, që keni qenë bashkë një vit. Hajde Brikena tani, nuk je e larë dhe e shpëlarë me flori. Më beso që edhe për ty kanë dalë shumë hipoteza. Kështu që kujdes”, ishin disa nga fjalët me të cilat Greta iu drejtua Brikenës gjatë debatit të tyre.



