Këshilli Prokurorial nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme, pritet zgjedhja e kryesuesit

12 mars 2026 | 12:22

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për nesër (e premte).

Ndër të tjera bëhet e ditur se nesër pritet zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.

Mbledhja pritet të nisë në ora 09:30.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Zgjedhja e Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
3. Trajtimi i ankesës së pranuar me datë 4 mars 2026;
4. Të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Manchester Cityt…