Tri ndeshje të shtunën dhe dy të dielën në Superligë

12 mars 2026 | 12:30

Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet të shtunën për t’u mbyllur të dielën, me pesë ndeshje që janë në program.

Tri përballje do të luhen të shtunën dhe dy tjera të dielën në kuadër të kësaj xhiroje dhe të gjitha ndeshjet do të startojnë nga ora 13:00.

Gjilani – Drenica, Prishtina – Prishtina e Re dhe Malisheva – Ferizaj, janë ndeshjet që do të luhen të shtunën dhe të cilat pritet të jenë interesante duke pasur parasysh renditjen e skuadrave në tabelë.

Ndërkohë, të dielën, do të zhvillohet edhe derbi i kësaj xhiroje, ai ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, i cili do të luhet në Suharekë.

Drita prinë në tabelë me 42 pikë, tri pikë më shumë se Ballkani që renditet në pozitën e dytë.

Të dielën, gjithashtu do të luhet edhe dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit por e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë të përballja e dy ekipeve të para në tabelën e Superligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i…