1/8 e finales në Ligën e Evropës dhe Konferencës

12 mars 2026 | 12:32

Përballjet interesante në futbollin evropian do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

16 ndeshje do të luhen njëkohësisht në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, gara këto që tashmë kanë arritur në fazën e 1/8 së finales.

Si në Ligën e Evropës ashtu edhe në Ligën e Konferencës, do të kemi nga tetë përballje në kuadër të ndeshjeve të para të 1/8 së finales.

Nga ora 18:45, në Ligën e Evropës kanë nisur duelet Bologna – Roma, Lille – Aston Villa, Panathinaikos – Real Betis dhe Stuttgart – Porto.

Ndërkohë, prej orës 21:00 startojnë ndeshjet Celta Vigo – Lyon, Ferencvaros – Braga, Genk – Freiburg dhe Nottingham Forest – Midtjylland.

Në Ligën e Konferencës, kemi ndeshjet Az Alkmaar – Sparta e Pragës, Lech Poznan – Shakhtar Donetsk, Rijeka – Strasbourg dhe Samsunspor – Rayo Vallecano që kanë nisur në orën 18:45 kurse në orën 21:00 janë duelet Crystal Palace – AEK Larnaca, Fiorentina – Rakow, Celje – AEK Athina dhe Sigma Olomouc – Mainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll do…