Barcelona synon Erling Haalandin

12 mars 2026 | 14:25

Njëri prej kandidatëve për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font ka bërë një lëvizje të rëndësishme në garën përballë Joan Laportas.

Font tashmë ka nisur kontaktet me Manchester Cityn për të negociuar transferimin e sulmuesit Erling Haaland në “Camp Nou”.

Kjo lëvizje do të mund të ketë ndikim të madh në kandidaturën e Fontit, i cili do të bëjë të pamundurën për ta bindur Cityn në lirimin e sulmuesit norvegjez nëse merr postin e presidentit te Barcelona.

Haaland po shihet si përforcim i madh te Barcelona edhe pse ka kontratë valide me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034.

Barcelona e ka prioritet transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të verës, duke pasur parasysh se polakut Robert Lewandowski i skadon kontratë dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin Agim…