Haxhiu takohet me ambasadorin zviceran, vlerëson mbështetjen e Zvicrës për Kosovën
12 mars 2026
| 15:40
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jurg Sprecher.
Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka theksuar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.
Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.



