Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

13 mars 2026 | 12:06

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani kundër Dritës, e cila mund të vendos se a do të rihapet gara për titull apo jo.

Skuadra e Ballkanit gjendet në pozitën e dytë me 39 pikë kurse Drita është në pozitën e parë me 42 pikë. Në rast të një fitoreje të Ballkanit do të rihapej gara për titull.

Kurse sa i përket luftës për mbijetesë skuadra e Ferizajt i shkon si musafir skuadrës se Malishevës, e cila po lufton për të marrë pjesë në garat europiane.

Skuadra e Nevil Dedes ka 3 humbje, një barazim dhe vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Kurse Prishtina e pret Prishtinën e re në kuadër te xhiros së 24-të dhe pret ta shfrytezojë gabimin eventual te Ballkanit ose Dritës per t’u futur në garë për titull.

Dukagjini e pret Llapin në ndeshje direkte e cila synon fitoren per t’u afruar skuadrave per luftën ne garën europiane, kurse Llapi i Tahir Batatinës kërkon fitore për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

Kurse Drenica e cila gjendet në pozitën e fundit i shkon Gjilanit si musafire.

Gjilani me një fitore do t’i afrohej zonës qe i dërgon në gara europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjon Morina shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore “Emin…