Një muaj paraburgim për Gjestin
13 mars 2026
| 13:21
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit, i njohur me nofkën “Gjesti”, i dyshuar për disa vepra penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.



