Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: ‘Tuta han dardha t’buta’
13 mars 2026
| 14:34
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton Demhasaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka nevojë për zgjedhje të reja.
Demhasaj ka lënë të kuptohet se Kurti po frikësohet nga zgjedhjet e reja, duke përdorur një shprehje popullore.
“Tuta han dardha të buta!”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.



