FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës
FIFA ka miratuar disa rregulla të reja që do të hynë në fuqi në Kupën e Botës, turneun më të madh futbollit në botë që zhvillohet këtë vit në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të ulet humbja e kohës gjatë ndeshjeve dhe të rritet ritmi i lojës, duke bërë takimet më dinamike për kënaqësinë e tifozëve dhe efektivitetin e lojtarëve.
Disa nga ndryshimet kryesore përfshijnë, kohën e zëvendësimit të lojtarëve, lojtarët e zëvendësuar duhet të largohen nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe skuadra mund të luajë me një lojtar më pak për një periudhë të shkurtër kohe. Ritmi i rifillimit të lojës, në rastin e throw‑in, skuadra ka vetëm 5 sekonda për të rifilluar lojën, përndryshe topi shkon te kundërshtari.
Trajtimi i lëndimeve, lojtarët që trajtohen në fushë duhet të largohen dhe mund të kthehen vetëm pas një minute nga rifillimi i lojës. Përdorimi i VAR, sistemi i përcjelljes me video, do të ketë kompetenca të zgjeruara për të rishikuar vendime të mëdha, si dërgimi i kartonëve të dytë të verdhë apo vendimet për goditje këndi kur ka dyshime.
FIFA theksoi se këto rregulla synojnë ta dërgojnë lojën në një nivel më modern, duke u fokusuar tek dinamika e ndeshjeve dhe reduktimi i kohës së humbur gjatë momentit të lojës.
Turneu botëror i Kupës së Botës, do të fillojë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik, ku pritet të jetë edhe më spektakolar falë këtyre ndryshimeve.



