Ramadani: Koncesioni për dokumentet serbe është i gabueshëm dhe antikushtetues

15 mars 2026 | 12:35

Ish-deputeti Burim Ramadani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, duke thënë se po jepen sinjale për lëshime të papranueshme.

Sipas Ramadanit, pranimi i dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë përbën një veprim të gabueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka theksuar se për një koncesion të tillë nuk ekziston vendim zyrtar i Qeverisë dhe as ndryshim ligjor i miratuar nga Kuvendi.

“Kurti jep sinjale se u bë ‘djalë i mirë’ në dialog me Serbinë. Koncesioni për njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë është edhe i gabueshëm, edhe i papranueshëm, edhe anti-kushtetues. Për më shumë, as nuk ka vendim Qeverie dhe as ndryshim ligji nga Parlamenti për këtë koncesion ndaj Serbisë. Kurti – duke mos marrë vendim zyrtar, por vetëm urdhër goje – i shmanget kështu dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, sepse kjo do të dilte qartë shkelje kushtetuese”, ka shkruar në ‘Facebook’ Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK‑së ka përkujtuar dëshmorët…