Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

16 mars 2026 | 09:28

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në këtë qytet.

Sipas informacioneve nga terreni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri Rasim Binakaj rreth 38 vjeç ka mbetur i vdekur.

Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili dyshohet se është përfshirë në incident, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mëngjesin e sotëm…