Gjysma e shkollave me probleme sigurie, Komuna e Prishtinës paralajmëron masa konkrete

16 mars 2026 | 11:02

Raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave.

“Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren. Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, ka thënë kryetari Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni për…