Gavi: Flick si një baba për mua, kam vuajtur shumë dhe tash jam i lumtur

16 mars 2026 | 13:41

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është rikthyer më në fund në fushë pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi, duke sjellë emocione të mëdha te tifozët “Blaugrana”.

Futbollisti i ri spanjoll tregoi për periudhën e gjatë dhe të vështirë të shërimit.

“Ishte shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se herën e fundit. Kam vuajtur shumë dhe procesi i përditshëm ka qenë i dhimbshëm. Ajo që po ndiej tani është diçka unike dhe jam vërtet shumë i lumtur”, tha Gavi.

Duke folur për raportin me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, Gavi shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen që e ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ky rikuperim i ngjan atij të mëparshmit dhe Flick ka qenë gjithmonë pranë meje si një baba. Ai më ka ndihmuar gjithmonë dhe më ka dhënë besim. E kam ndier këtë dhe jam shumë i lumtur me të. Shpresoj të qëndrojë për një kohë të gjatë”, tha Gavi.

Pavarësisht mungesës së gjatë nga lëndimi, mesfushori spanjoll theksoi se karakteri dhe mënyra e tij e lojës nuk kanë ndryshuar.

“Do të jem gjithmonë i njëjti, jam kështu që kur jam lindur. Kjo është mënyra ime për të konkurruar: kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe do të vazhdoj ta bëj për gjithë jetën”, tha Gavi.

Tashmë Gavi po mendon për ndeshjet e ardhshme të Barcelonës dhe sfidat që e presin ekipin.

“Na presin kundërshtarë të vështirë, por tani duhet të përqendrohemi te ndeshja ndaj Newcastle United në shtëpi”, tha Gavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet në gjykatë të…