Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të liderëve të UÇK-së
16 mars 2026
| 14:21
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të cilët janë duke u gjykuar në Hagë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza ka thënë se është detyrë e secilit që të qëndrojë pranë atyre që, sipas tij, kontribuuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



